Ndalohen 19 udhëtarë me teste PCR të falsifikuara

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e Kumanovës gjatë një kontrolli të një autobusi që udhëtonte drejt Gjermanisë, në pikën kufitare të Tabanocit, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara.

    “Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që transportoheshin, 19 prej tyre janë zbuluar me teste PCR të falsifikuara”, thonë nga policia.

    Ata shtojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë.

    “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria heq kufizimet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Çfarë u tha në BarCamp Tetovë nga bartësit e listave në komunën e Tetovës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë