Më datë 27 Tetor në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut u dha premiera e filmit të metrazhit të gjatë ”I fshehur” me skenar dhe regji të Arsim Fazlija, i realizuar nga Produksioni filmik “Sejvi Production” me Producente Drita M. Fazlija dhe është i finansuar nga Agjensioni i filmit të Maqedonisë së Veriut, njofton Nistori.
Filmi “I fshehur” është dramë e bazuar në ngjarje të vërtetë ku nëpërmjet një çifti të posamartuar trajtohet dimansioni psikologjik, social dhe fetarë, të cilën shkenca e njeh si fenomen parapsikologjik, ndërsa feja si sihër ose xhindosje.
Fatkeqsishtë, për shkak të masave kufizuese për shkak të pandemis së Covid-19, filmi u dha para një publikut shumë të kufizuar, por që mbeten shumë të kënaqur nga ky film unik. Shpresojmë të ketë jetë të gjatë nëpër festivale ndërkombëtare si dhe nëpër kinema.
Kasti i aktorëve përbëhej nga aktorë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosovës edhe atë:
Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Bajrush Mjaku, Ilire Vinca, Adrijan Aziri, Teuta Ajdini, Muzafer Etemi, e shumë aktorë të tjerë nga Tetova e Shkupi. /Nistori/