Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së ka dalë në konferencë shtypi, duke folur rreth procesit zgjedhor të sotëm, njofton Nistori.
Ai i përgëzoi të zgjedhurit e pushtetit lokal të të gjithë partive politike, duke konsideruar se zgjedhjet ishin të suksesshme dhe se Maqedonia e Veriut dëshmoi se ka demokraci të pjekur.
Sipas tij, agjenda e gjelbër ishte më kreativja dhe më e suksesshme, duke pritur tendencë të fitores. Osmani theksoi se Qeveria e vendit përballet me shumë sfida. /Nistori/