Napoli nderon Maradonën, fanellë speciale për ndeshjet e nëntorit

    Skuadra italiane Napoli do të rikujtojë legjendën Diego Armando Maradona, ku në nder të tij do të veshin një fanellë të dizajnuar nga “EA7” gjatë ndeshjeve të nëntorit kundër Veronas, Napolit dhe Lazios.

    Një vit nga vdekja e tij, Napoli do të nderojë legjendën argjentinase, duke ia dedikuar fanellën me emër “Maradona Game”.

    Në fanellë është e dizajnuar fytyra e Maradonës së bashku me një shenjë të gishtit, të cilat do të përçojnë trashëgiminë e legjendës së ndjerë te gjeneratat e reja të qytetit napolitanë.

    Po ashtu, kjo nuk është hera e parë që Napoli rikujton legjendën e tyre Maradonën, pasi që tani edhe stadiumi i tyre mban emrin “Diego Armano Maradona”.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti fton në takim urgjent Këshillin e përgjithshëm të partisë

    Lajmi i rradhës

    Rama: Ilir Meta ka qenë një fatkeqësi për shtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë