Për shkak të mos pagesës së plotë të rrogave, paralajmërohet se prej ditës së nesërme, do të ndërpritet trafiku hekurudhor në vend.
“Komunikacioni hekurudhor prej nesër në ora 7 do të jetë në ndërprerje për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të rrogës për muajin tetor”, paralajmëruan kryetarët e sindikatave të personelit makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV-Transport, Toni Dimovski dhe Dushko Çakarovski.
Çakarovski thotë se me këtë hap në të vërtetë realizohet paralajmërimi i tyre i më hershëm për ndërprerje të punës “nëse deri më 25 të këtij muaji nuk u paguhet pjesa e dytë e rrogës për muajin paraprak”.
Personeli makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e kanë ndërprerë komunikacionin hekurudhor dhe transportues më 1 nëntor, për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të rrogës së shtatorit, por pas pagesës, ditën e ardhshme e kanë ndërprerë bllokadën.
Deri te udhëheqësia e ndërmarrjes hekurudhore punëtorët kanë parashtruar vendim se nëse deri më datën 25 nuk u paguhet tërësisht rroga për muajin paraprak, përsëri do ta bojkotojnë punën prej orës 7 të ditës së ardhshme.
Në vendimin përmendet edhe kushti që kompensimi për shpenzimet materiale të paguhet më së voni deri më datën 10.