Ish-kryeministri Nikolla Gruevski personalisht ish-shefit të tij të kabinetit, Martin Protugjer i ka thënë që të blejë parcelë në Vodno prej 10 mijë metrave katrorë dhe më pas asnjëherë nuk e ka përmendur të njëjtën. Këtë Protugjer e tha në seancën gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”, ku Gruevski akuzohet sesi kryetar i VMRO DPMNE nga fondet e partisë ka marrë për vete.
Gruevski, sipas akuzës, në këtë mënyrë ka grumbulluar të paktën 1,3 milionë euro. Por, ai këtë e mohonte duke pohuar se asnjëherë nuk ka blerë parcelë në Vodno. Sot për këtë rast dëshmoi edhe ish-ministrja Gordana Jankulloska, e cila sqaroi sesi është financuar VMRO DPMNE.
Pamje nga disa qytete të Kosovës pas vërshimeve
Të enjten vendi u përfshi nga një mot me reshje të vazhdueshme të shiut, ndërsa si pasojë ka…