Grubi: Korridori i tetë, realitet

    Foto: Artan Grubi/FB

    Tejkalohet edhe pengesa e fundit ligjore në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe 10. Këtë informacion e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, duke shtuar se tani do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.

    “Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

    Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.

    Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe.

    Korridori 8, REALITET!“, ka shkruar Grubi.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Dibrës me shkallën më të ulët të imunizimit kundër virusit Korona

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa për korrupsionin: Goditja duhet t’i jepet nga lart, duke hetuar personat publikë

    Lajme tjera

    Vala e re e shtrenjtimeve

    Ekonomia globale është në krizë të thellë, çmimet e energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve bazë do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë