RMV, nëntë për qind e fëmijëve të moshës pesë deri në 17 vjeç kanë përjetuar ankth

    Foto ilustruese

    Rreth nëntë për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 17 vjeç kanë vështirësi funksionale në të paktën një fushë, sipas përgjigjeve të nënave të tyre. Sipas fushës së vështirësisë, nëntë për qind e fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç kanë ankth, ndërsa dy për qind vuajnë nga trishtimi ose depresioni, sipas Anketës të Entit Shtetëror të Statistikave, të kryer gjatë viteve 2018-2019 si pjesë e Programit Global për Gjendjen e Fëmijëve dhe Grave.

    Sipas hulumtimit, shumica e fëmijëve në familjet më të varfra përjetojnë vështirësi funksionale në ndonjërën nga fushat, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në familjet më të pasura – 13 kundrejt 4 për qind.

    Anketa tregon gjithashtu se rreth 10 për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 17 vjeç mbajnë syze, ndërsa më pak se 1 për qind përdorin pajisje ose marrin ndihmë për të ecur.

    Nga Enti Shtetëror i Statistikave theksojnë se anketa është publikuar në maj të vitit 2020, por për shkak të pandemisë globale të Covid-19, si dhe për shkak të detyrimeve të shumta lidhur me Censusin e vitit 2021, nuk ka marrë publicitetin që meriton dhe andaj, në periudhën në vijim do të publikojnë fotografitë me të dhëna kyçe nga raporti, me të cilat, siç theksojnë, duan të paraqesin pasqyrën e gjendjes së fëmijëve dhe grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Ende nuk ka asnjë lajm nga ekspertiza gjermane për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës kur pasagjerët futen në aeroplan?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë