Leja e RMV-së për vozitje do të njihet edhe nga Danimarka

    Ministri i MPJ-së Bujar Osmani ka njoftuar se nga sot lejet e vozitjes së RMV-së do të njihen edhe nga shteti skandinav, Danimarka, përcjell Nistori.

    Osmani shkruan në Facebook se informacionet e fundit të cilat kanë arritur nga ambasada e RMV-së në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, kanë sjellur vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut.

    “Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e perditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje.” – njofton Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Snopçe: Kjo shumicë e re nuk është rezultat i një procesi demokratik, por keqpërdorim i votës opozitare

    Lajmi i rradhës

    Radev: RMV duhet ta ndryshojë kushtetutën e saj, bullgarët duhet të përmenden në kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë