Radev: RMV duhet ta ndryshojë kushtetutën e saj, bullgarët duhet të përmenden në kushtetutë

    Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjatë qëndrimit në Bruksel për edicionin elektronik europian “Euroactiv” tha se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj. Siç raporton korrespondenti i AIM nga Sofja, përcjell Nistori, sipas Radev, ky do të ishte një hap drejt zgjidhjes së kontestit ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.

    Sipas Radevit, konsiderohet se Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë në proces të rinegociimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, por nuk është kështu.

    “Jemi në proces të kërkimit të një mënyre për ta zbatuar më mirë këtë marrëveshje. Marrëveshjet duhet të respektohen. Ky është parakushti kryesor për të qenë anëtar i BE-së. Marrëveshjet e BE-së duhet të respektohen në të njëjtën mënyrë”, tha Radev.

    Lajmi Paraprak

    Leja e RMV-së për vozitje do të njihet edhe nga Danimarka

    Lajmi i rradhës

    Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë