“Njerëz të humbur”

    Reshat Arbana

    Një piskamë tokën ka lëkundur
    Kërkon shqipja djemt e humbun
    Nana thrret, djali s’përgjigjet,
    Zemra e nanës flakë po digjet.

    Kur nanë lokja i bzan t’birit
    Shkrep rrufeja n’kupë t’qiellit
    Retë e zeza nisin tërbohen
    Breshër lotësh mbi dhe’ lëshohen

    Thirrja e nanës t’rrëqeth mishin
    Duhma e saj thellë të djeg shpirtin
    Thirrja nanës t’futë gjallë n’dhe
    Bir i nanës, fol mor ku je?

    O shqiptar që aq shumë vuajte
    N’emër t’Zotit po t’baj një lutje
    Nëse ndodhesh ndokund gjallë
    Thuja nanës bir, veç një fjalë.

    Fol me nanën pash të madhin Zot,
    Mos e len t’mbytun n’lot
    Se i shkoi moti veç me vaj
    Krue loti n’sytë e saj.

    Ditë e natë mendja n’ty
    Loti i mallit, pikë gjaku n’sy
    I gurit dhe e ban copa
    I bjen votres dhe cachet toka.

    N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen,
    Mos ia kthe nanë lokes shpinën.
    Ktheje bir kryet prej mëmëdheut
    Fol me nanën,
    Fol mor burr i dheut.

    Lajmi Paraprak

    Kosova sytë te Danimarka për dekarbonizimin e energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Limani: Shkollat tona nuk kanë fuqi të zbatojnë reforma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë