Gostivari që ende nuk e di emrin kush ia la

    Fotografia: Rromir Imami

    Lulzim Haziri

    Gjithçka filloi të mbahet mend
    Kur ta sajuan emrin
    Pa ditur i pari kush ta tha
    Secili nga një legjendë ta la

    Me buzëqëshje krejtve u jep të drejtë
    Pa qenë për njërin nënë e tjetrin njerkë.

    U shtrive aq sa malet të lanë 
    Njëri i Lartë, tjetri i Thatë
    Njëri i blertë, tjetri i sertë
    Por kur vjen dimri, të dy bëhen një
    Me kësula të bardha në kokë.

    Mbi këtë fushë të blertë pikëllimi
    E mbetur djerr, jo për ujë po për krah
    Vardari për mjedisi të rrjedh vërdallë
    I vizatuar si me një dorë fëmiju n’janar
    Ujë që më parë mbush vrima urithi
    Se rrënjë groshe, drithi apo misri
    Që mbi ty rriten pa i prek dielli.

    E njohe botën para se me të njohë
    Sot kot kërkon hartave emrin që e ke një
    Ata që të deshën, që lanë emër e nam
    Nuk i gjenë në emra rrugësh, askush nuk i pa
    Do të ishin harruar por t’mos ishte era
    Sa herë që fryen si polen ua sjell 
    Për të mbi mbi kopshtin e ndërgjegjes.

    Ti emrin e ke mikëpritje
    Pret e përcjell në heshtje 
    Miq, ushtri, barbarë, shkrimtarë 
    Luftëtarë, kronikan, vallëzuese apo tuxhar
    Të gjithëve u bën vend në han

    Që thonë se e ngriti një gocë nga Tivari
    Aq mirë i gostit, sa më këmbët s’ua lan
    Ua qet atë që s’e ke, atë që e hanë
    Dhe largohesh qetë, strukesh në një skaj
    …krenar e i shkathët si emrin që e mba!

    Lajmi Paraprak

    Çfarë na mëson Covid-19 për rrjetet e dekarbonizuara të elektricitetit?

    Lajmi i rradhës

    Nuk banohet në një vend ku të nënçmojnë

    Lajme tjera

    Biri im!

    Mësoje një këngë,Të paktën një,…Sikur …Dhe keq ta këndosh. Shaji këpucët,Këmbët mallkoji,Sikur …Për një hap të rëndë. Farën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë