Çmimi i martesës në Shqipëri

    Dikur, kohë më parë, ka qenë zakon që të vendosej një çmim për martesën në Shqipëri, sipas të cilit i ati i vajzës kishte të drejtë të kërkonte një shumë të madhe parash nga dhëndrri, përcjell KultPlus.

    Nga ky rregull, përveçse varfëroheshin gjithnjë e më shumë familjet, rridhte edhe një e keqe më e madhe, të gjithë tentonin t’i fejonin vajzat e tyre nëpër shtëpi që ofronin më shumë para dhe nga kjo shumë që merrte familja, shumë pak përdoreshin për pajat e tyre.

    Ndaj, kisha katolike në veri të Shqipërisë, kishte nxjerrur një ligj që e ndalonte çmimin e martesës, por shpesh ky ligj edhe shkelej.

    Ndaj, siç tregon At Zef Valentini, në vitin 1895 në Lezhë u bashkuan katër fshatra dhe vendosën për një ligj të ri që ndalonte që të kërkohej më shumë se 10 napolona për fejesën e vajzës dhe në rast se ky ligj do të shkelej, të dënuar do të ndëshkoheshin. /fotografitëqëkanëbërëhistorinë/

    Lajmi Paraprak

    Qyteti i Nju Jorkut krenohet me “ishullin e vogël”

    Lajmi i rradhës

    Kanuni i Lek Dukagjinit dhe njohja e tij prej shtetit të Venedikut

    Lajme tjera

    Anës lumenjve

    Poezi nga FAN NOLI Arratisur, syrgjynosur,Raskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë