“Tani është koha për debat parlamentar për modelin zgjedhor”

    Ideja për një njësi zgjedhore në nivel të gjithë vendit është efektive, por vetëm nëse nuk kërkohet prag zgjedhor, ka thënë kryetarja e RDM, Maja Moraçanin. Në emisionin “360 gradë” të Alsat, Moraçanin u shpreh:

    “Nëse kërkohet prag, sidomos disa pragje të larta, që u përmendën, janë spekuluar, 3%, 5%, etj. Praktikisht do ta zhvlerësojë plotësisht idenë për të cilën është paraqitur ky propozim për një njësi zgjedhore, gjegjësisht për demokratizimin e shoqërisë dhe për përfaqësim më të drejtë të të gjithë qytetarëve në Kuvend”.

    Në të njëjtën kohë, Moraçanin përkujtoi se një model i tillë i disa ditëve më parë është i pranueshëm për partinë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE.

    “Ky është qëndrimi i RDM-së për një njësi elektorale, për lista të hapura dhe për numër të barabartë të burrave dhe grave në lista si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për ato lokale. Tani është një moment ideal, nuk ka zgjedhje të reja, ka kohë të mjaftueshme dhe prandaj insistojmë që ta hapim debatin në Kuvend”.

    Lajmi Paraprak

    “Autopsi”, tregim nga Arnaud Cathrine

    Lajmi i rradhës

    Trajanov: Një njësi zgjedhore do ta demokratizojë parlamentin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë