Milloshoski: Ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë kuvendore

    Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot realizoi takim me tre deputetë, kryetarë të partive politike – RDM, Partinë Demokratike të Turqve – TDP dhe Palën Serbe në Maqedoni, ku u biseduar për modelin zgjedhor dhe u konstatua se partia ka dy qëndrime të përbashkëta me këto dy subjekte politike.

    Deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, bëri të ditur se ligji i propozuar për një njësi zgjedhore ende ndodhet “në sirtarin e spikerit Talat Xhaferi”, dhe konsideron se është mirë të hyjë në procedurë dhe të vijë në debat të komisionit që të mundet secili ta shprehë mendimin e vet.

    Milloshoski shtoi se pesë vitet e fundit nga LSDM-ja kanë dëgjuar se mbështet një njësi zgjedhore dhe këtë e konsiderojnë të “absolvuar”. Miloshovski gjithashtu informoi se takimet me partitë tjera do të vazhdojnë nesër.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Për momentin nuk duhet hapur Kushtetuta e vendit

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon prerja ilegale e drunjve, sekuestrohet traktori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë