Vazhdon prerja ilegale e drunjve, sekuestrohet traktori

    Fotografia është ilustruese

    Prerje ilegale është zbuluar në fshatin Umlena të Pehçevës. Në operacion u sekuestrua një traktor në pronësi të një 31-vjeçari nga fshati i njejtë.

    “Me datë 30,01,2022 në ora 14:40 personit me iniciale G.R (31) nga fshati Umlena, Pehçevë, i është konfiskuar traktori nga ana e policisë pasi në vendin e quajtur “Ormane” ka ngarkuar dru të prerë pa leje”.

    Të nesërmen, më datë 31.01.2022 në ora 14.32 në vendin e quajtur “Ormane”, në zonën e Pehçovës, pas masave të marra për zbulimin e prerjeve ilegale, janë gjetur dhe konfiskuar drunj të prera ilegalisht prej rreth 35 metra kub.

    Sipas njoftimit të policisë, pemët i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme.

    Lajmi Paraprak

    Milloshoski: Ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë kuvendore

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit u kthehen bankave, mbeten në fuqi protokollet shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë