244 të punësuar në Komunën e Tetovës u paguan, por nuk punuan

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, menjëherë pas marrjes së detyrës njoftoi se do t’i shqyrtojë të gjitha kontratat e punës të bëra nga qeveria e kaluar. Është bërë kontrolli i paralajmëruar, kështu që dje është publikuar lista e të gjithë personave që kishin lidhur një marrëveshje të tillë në vitin 2021. Lista e publikuar ka gjithsej 811 marrëveshje të lidhura me 544 persona deri në muajin shtator, përcjell Nistori.

    “Fjala është për gjithsej 544 persona, prej të cilëve 250 persona kanë raportuar për punët e kryera sipas kontratave, ndërsa 244 persona nuk kanë raportuar. Buxheti i Komunës është dëmtuar për mbi 7 milionë denarë (mbi 113 mijë euro ). Vlen të theksohet se personave që kanë raportuar për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjen e tyre, do t’u paguhen të gjitha pagat e mbetura që nuk u janë paguar si rezultat i inspektimit të kësaj vepre ligjore të qeverisë së kaluar. Ata që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer, do t’u dërgohet njoftim për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të përballen me kallëzime penale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

    Komuna njofton se ky trend i transparencës do të vazhdojë dhe të gjitha kontratat e punës që do të lidhen në periudhën e ardhshme çdo muaj do të publikohen në faqen zyrtare të Komunës dhe faqen zyrtare të Komunës në Facebook. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    811 kontratat në 2021, Kasami: Ata që nuk e kanë kryer punën, do t’u kërkohet t’i kthejnë paratë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh nëse nuk hani produktet e grurit për një muaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë