Lëvizja Besa në Kongresin e saj të radhës ka rizgjedhur Bilall Kasamin për kryetar të saj. Ai ka falenderuar delegatët për besimin e dhënë.
“Faleminderit gjithë delegatëve që më dhanë besimin për të udhëhequr edhe njëherë me Lëvizjen BESA”, shkruan në profilin e tij në Facebook në Kasami.
Kasami nuk kishte kundërkandidat. Ai tani përfaqëson dy role politike: kryetar i Komunës së Tetovës dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa. Lëvizja Besa aktualisht përfaqësohet në parlament me tre deputetë. /Nistori/