A realizohen premtimet e Arsovskës për transportin publik falas për pensionistët dhe ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”?!

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike, Ivan Ilievski do të mbaj premtimin për transport publik falas për pensionistët. Edhe pse tash më jemi në ditët e fundit të muajit mars, Arsovska thotë se kjo masë do të nis të zbatohet në “pjesën e dytë të muajit mars”.

    “Atë që e ka premtuar, atë që e ka thënë dhe ajo që ka kaluar në seancën e Këshillit do ta realizojë ashtu siç e ka thënë, dhe kjo është që në pjesën e dytë të muajit mars do të niset me këtë masë për transport publik falas për këto kategori të qytetarëve”, tha mes tjerash Arsovska.

    Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon. Arsovaksa mohoi të ketë pasur ndërprerje ose anulim të projektit duke shtuar se mund të jenë përsëritur procedura të caktuara.

    “Asgjë nuk është ndërprerë! Nëse ka pasur ankesa për procedurën ose nëse janë konstatuar lëshime të caktuara gjatë procedurës, normalisht që përsëriten por asnjë nga projektet që janë në interes të qytetarëve nuk do të ndërpritet”, pohoi Arsovska.

    Ndryshe, projekti në fjalë kishte nisur pak para zgjedhjeve lokale nën drejtimin e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut” në Shkup, me çka do të ndërtohet edhe Bulevardi “Hasan Prishtina”. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Espinoza: Njerëzit që ankohen shumë nuk e njohin vetveten

    Lajmi i rradhës

    Disa arsye pse lavatriçja nuk i lan mirë rroba

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë