“Nënës” poezi nga Agim Doçi

    Puthi foshnjën dhe e rriti!
    Puthi qiellin dhe e ndriti!
    Puthi plagën e shëroi!
    Vetëm Nëna!

    E puth ballin, çelin lule!
    E puth gushën, me pekule!
    Puth Ajo – inati ulet
    Veç nga Nëna!

    Themi Nënë
    kur na therr zemra!
    Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
    Se është nënë e Dashurive
    mal nga dhembja.

    Nina nana na përkundi
    dorë e saj e bardhë si pëllumbi!
    Veç nga Zoti dhe nga Nëna
    çelet Jeta!

    Hapi i saj i lehtë si një flutur
    kur ke dhembje vjen i pari…
    Zëri i saj aq shumë i bukur
    zgjon të vdekurin nga varri!

    Lajmi Paraprak

    Vdes ish-trajneri i KF Shkëndija

    Lajmi i rradhës

    Dy vjet që nga anëtarësimi i RMV-së në NATO

    Lajme tjera

    Ose poet, ose asgjë

    Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse u lind më 2 korrik…
    Më tepër

    “Kur bien pemët e mëdha”

    Maya Angelou Shkëmbinjtë në distancë, kodrat rrëqethenLuanët ulen poshtëNë lëndina të gjata.Edhe elefantët madje,Rendin pas sigurisë.Kur bien pemët…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë