Vdes ish-trajneri i KF Shkëndija

    Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shkëndijës, profesor Bexhet Shehu, kështu shkruan në letër ngushëllimin e KF Shkëndija.

    Profesor Shehu ishte trajneri i parë i Shkëndijës që vinte nga Republika e Shqipërisë, e që me punën dhe përkushtimin e tij në vitet 1993 dhe 1994 Shkëndija arriti të ngjitej më lartë në kategoritë e futbollit vendor. Profesor Shehu punoi me elan dhe përkushtim të lartë, dhe me punën e tij prej edukatori dhe profesionisti ka lënë gjurmë të thella në klubin tonë.

    Përmes këtij telegrami ngushëllimi, KF Shkëndija shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shehu.

    I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!

    Lajmi Paraprak

    Pogba pëlqen idenë për të luajtur te PSG

    Lajmi i rradhës

    “Nënës” poezi nga Agim Doçi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë