Hendbollisti kroat u pranua në spital pa rrahje të zemrës! Mojsova: E kishim të pamundur ta mbajmë në jetë

    Drejtoresha e Klinikës për anestezion, reanimim dhe mjekim intensiv, Maja Mojsova, tregoi për momentin kur hendbollistit tashmë i ndjerë, Denis Tot, është pranuan në spital. Tregon se në orën 03:25 Tot është pranuar në Klinikë pa aktivitet të zemrës.

    I janë dhënë të gjitha ndihmat e mundshme mjekësore, pas çka i janë rikthyer rrahjet e zemrës, por sipas saj ka qenë e pamundur të mbahet në jetë. Mojsova sqaroi po ashtu se meqë vdekja ka qenë e paqartë dhe nuk kishin informacione se çfarë ka ndodhur, kanë arritur të kryejnë tomografi të gjithë trupit. Si pjesë më të vështirë të ngjarjes tregon takimin me prindërit, kur nuk dinin si t’u tregonin se nuk i dinin arsyet e vdekjes.

    “Kalova një orë të mirë në të cilën doja t’u tregoja se thjesht nuk e dimë arsyen, për fat të keq nuk e dimë arsyen për vdekjen. Shihni ata janë punë të vështira, ata nuk besonin, atëherë dolën edhe disa informacione se është rrahje, jo rrahje, ata nuk besonin të them sinqerisht”.

    Prokurorja Tatjana Trajçevska foli për gjetjen e videove kur edhe u vërtetua se bëhej fjalë për vrasje. U shpreh se shumë qartë shihet se kush janë vrasësit dhe pjesëmarrësit në vrasje.

    “Incizimet tona kanë hapësirë më të vogël dhe në mënyrë precize shihen veprimet e secilit pjesëmarrës në këtë ngjarje kriminale.
    -A shihet se si arriti deri në vdekje?
    Po, po në incizimet tona shihet qartë kush janë pjesëmarrësit në këtë ngjarje dhe si erdhi deri te lëndimet e rënda trupore”.

    Psikiatri Antonio Novotni, shprehet i habitur nga fakti se si njerëzit që shihen në video e shohin ngjarjen dhe nuk reagojnë aspak, duke qëndruar pasivë gjatë gjithë kohës.

    “Çdo herë ka qenë, jo të përzihesh, por të ndihmojë, të vrapojë, solidariteti ka qenë pjesë e jetesës sonë, por ashtu na mësonin në shtëpi, ashtu na mësonte familja, ndërsa empatia është diçka e cila ndërtohet tek të gjithë ne nga fëmijëria e hershme. Duket, sikur këtyre njerëzve u mungojë diçka”.

    Hendbollisti Denis Tot më 07 prill u vra para një diskoteke në Shkup. Në fillim u dyshua për një sulm të mundshëm kardiak, por më vonë me publikimin e videove gjithçka u bë e qartë se bëhet fjalë për vrasje. Të akuzuar janë 3 persona, të cilët janë në paraburgim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Apeli shqyrton ankesën e Almir Derplanit për rastin “Alfa”, pritet që lënda të kthehet në shkallën e parë

    Lajmi i rradhës

    Rumania nuk përkrah ndarjen e Shqipërisë nga pakoja me Maqedoninë për nisje të bisedimeve me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë