Pas deklaratës së Arbër Ademit ka reaguar opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti e quan ministër të dështuar të arsimit Arbër Ademin, ndërsa BDI-në regjim hibrid.
Dauti foli për problemet në arsim, që sipas saj nuk i zgjodhi deputeti Ademi kur ishte ministër, ndërsa premtoi se si parti do të angazhohen për të zgjidhur problemin me dy gjuhësinë në Qendrën Informative Kulturore.
Me këtë rast akuzon BDI-në për të cilët thotë se udhëheqin me Inspektoratin e gjuhës e nuk veprojnë gjatë shkeljeve.
“Gjuha shqipe do të rikthehet në Qendrën Kulturore Informative, por ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë skenarë të përgjakshëm në Kalanë e Shkupit”, tha mes tjerash Dauti.
Kërkon nga Ademi gjithashtu të japë përgjigje se ku mbetën 600 eurot e premtuara për arsimtarët.
“Të paktën këtë sqaroje, ku janë 600 euro pagë për arsimtarët?”, tha Dauti më tej.