Elliott dhe Investcorp duan të sqarojnë çdo gjë për Milanin

    Bisedimet midis Elliott Managment dhe Investcorp mbi shit-blerjen e Milanit janë në vazhdim dhe fondi amerikan mund të mbajë një pakicë të aksioneve në klubin italian.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, negociatat mes dy palëve janë në fazë të avancuar dhe një marrëveshje mund të finalizohet deri në fund të muajit.

    Elliott dhe Investcorp duan të sqarojnë çdo aspekt kontraktual deri më 30 prill, pretendon raporti i gazetës italiane.

    Periudha e ekskluzivitetit përfundon pas dy javësh dhe drejtuesit e dy fondeve po vazhdojnë bisedimet në Londër, ku të dy kanë zyrat e tyre punuese.

    Sipas raportit, Elliott mund të mbajë 10 për qind të aksioneve në klub, me Investcorp që paguan rreth 1 miliardë euro për të blerë 90 për qindshin e aksioneve tjera.

    Media të tjera në Itali kishin raportuar të njëjtën gjë gjatë ditëve të fundit. Marrja nga fondi me bazë në Bahrein shihet si një skenar i mundshëm.

    Nëse ndodh, Investcorp nuk do të zëvendësojë drejtuesit Paolo Maldinin dhe Ricky Massara, të cilët shohin se kontrata e tyre skadojnë në qershor. Ivan Gazidis, nga ana tjetër, me siguri do të largohej nga klubi. 

    Lajmi Paraprak

    “Bullgaria dhe Kroacia me interesa të përbashkëta për integrim europian të Ballkanit Perëndimor”

    Lajmi i rradhës

    Presidentja Osmani kërkon mbështetjen e Letonisë për anëtarësim në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë