Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, është arrestuar 47-vjeçari Z. S, shtetas turk.
Ai është dërguar në rajonin policor të Karposhit, përcjell Nistori.
MPB njofton se i ndaluari në fjalë po qëndronte përkohësisht në Shkup. 47-vjeçari kërkohej nga autoritetet turke për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
MPB njofton se rasti i Z. S. do të procedohet më tutje.