Gjuha si instrument themelor komunikimi

    Donika Bakiu

    Gjuha si bartës kryesor i informacionit është instrument kryesor i komunikimit. Semiologjia shkrihet me gjuhësinë edhe kjo vetë e parë si shkencë e përgjithshme e komunikimit. Jakobson siguron një model komunikimi që vjen nga modeli matematikë i këmbimit funksional të mesazhit duke e riformuluar këtë të fundit me terma gjuhësorë.

    Komunikimi kërkon elemente tëtjera përveç dërguesit të mesazhit, mesazhit dhe marrësit, ndërtimi i një kontakti midis njerëzve, prania e një kodi të përbashkët, (ai i gjuhës) marrja parasysh e kontekstit. Pragmatika studion raportet midis gjuhës dhe përdoruesve të saj, si edhe ligjërimeve dhe konteksteve të tyre. Ajo mendohet se shkon përtej studimit të sintaksës dhe semantikës pas zhgënjimeve të shkaktuara nga këto programe të vështira si gjuhësia strukturale, gramatika gjenerative dhe semiologjia e komunikimit masiv.

    Gjuha konceptohet si e jashtme ndaj njeriut, si autonome, ajo prodhohet nga shoqëria; po ajo aq sa u lejon njerëzve të shprehen, aq edhe u vendos shtrëngesa.

    Mediet janë të rëndësishme për shumë arsye, përfshirë fuqinë e tyre të njohur për të përfaqësuar mënyrat e pranueshme sociale të të qënit apo lidhjes me të tjerët, si edhe të shpërndajë, ose zakonisht të mbajë, njohje publike, nderime dhe status grupeve të njerëzve.

    Ligjërimi mediatik është i rëndësishëm për atë që përshfaq në lidhje me një shoqëri dhe për atë që ajo kontribuon në karakterin e shoqërisë. Gjuha është parë në përgjithësi si një instrument, madje si instrument themelor komunikimi. Gjuha e komunikimit sot është një sistem ku universe të ndryshme të saj ndikojnë te njëri-tjetri.

    Sot jemi duke u përqendruar  në një botë të medies globale e sikur nuk duan të dalin prej kësaj bote, në këtë botë të medies globale  zërat e shumë kulturave thërrasin e konkurojnë mes tyre për më shumë vëmendje bëjnë ‘’luftë’’ me njëra tjetrën. /Nistori/

    Të drejtat e shkrimit i kanë vetëm Nistori.com dhe autori!

    Lajmi Paraprak

    Dita e parë e Fitër Bajramit, ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nuk pres asgjë nga takimi i sotëm lidhur me çështjen e 27 prillit në kuvend

    Lajme tjera

    Aborti

    ERVIN HATIBI Herën e parë “tranzicioni shqiptar” përfundoi më shpejt, brenda disa javësh, saktësisht në ora 14:05, data…
    Më tepër

    Katibim

    EDISON YPI  Kurioz i papërmbajtur. Qe lindur për të ditur: Çfarë, kur, ku, si pse? Pyeste vazhdimisht për…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë