Rasti “Talir 2” për ndërtimin e selisë partiake të VMRO DPMNE-së është drejt përfundimit. Për keqpërdorim të funksionit në këtë rast akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kirill Bozhinovski. Sot në gjykatë fjalët përmbyllëse i jep mbrojtja. Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, mbrohet nga një avokat i paguar nga shteti i cili ka kërkuar Gruevski të lirohet.
“Kërkoj që i akuzuari i parë të shpallet i pafajshëm, pasi në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilin ngarkohet”, deklaroi Goran Krkinski, avokat i Gruevskit
Gjykimi vazhdon gjatë orëve të pasdites. Më herët, Prokuroria kërkoi dënime me burg për Gruevskin dhe Bozhinovskin, pasi sipas Prokurorisë, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme për ndërtimin e të ashtuquajturit “Pallati i Bardhë” i VMRO-së. Prokuroria kërkon që shteti ta konfiskojë objektin në fjalë. Pas fjalëve përmbyllëse do të pasojë shqiptimi i vendimit. /Alsat/