“KF Kumanova 2010”, kampion absolut në Kumanovë dhe Shkup

    “KF Kumanova 2010” nga Kumanova i menaxhuar nga trajneri Ismet Zeqiri, në dy vitet e fundit ka dal fitues i çdo turneu tradicional në Kumanovë dhe më gjerë, shkruan Nistori.

    Gjatë vitit 2021 “KF Kumanova 2010” ka fituar vendin e parë në turneun “Qenan Ameti, vendin e parë në turneu e Festës së Bajramit në Hasanbeg dhe vendin e parë në “Maxharri Kup” në Shkup. Në vitin 2021, “KF Kumanova 2010” ka fituar edhe vendin e parë në turneun e “Bashkimit”.

    Sukseset e ekipit kanë vazhduar edhe këtë vit. Për momentin ekipit në ligën rajonale Kumanovë-Shkup radhitet në mesin e 4 ekipeve të para, ndërsa në “Maxharr Kup” këtë vit siguroi vendin e dytë. Vendin e dytë e siguroi edhe në turnirin e Kumanovës.

    Lojtarët e dalluar gjatë dy sezoneve të fundit janë shpallur vëllezërit Ameti, respektivisht Blend Ameti dhe Eron Ameti të cilët kanë regjistruar më së shumti gola, pasime dhe pjesëmarrje. /Nistori/

    *Artikull i sponsorizuar

    Lajmi Paraprak

    Kosova shqyrton mundësinë e rikthimit në projektin e gazit

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Talir 2”, pas fjalëve përmbyllëse do të pasojë shqiptimi i vendimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë