Procesi i vaksinimit kundër virusit me kurorë, i njohur si Covid-19, ka vazhduar në qytetin e Tetovës në qendrën e përgatitur, posaçërisht në shkollën e mesme të mjekësisë. Për të parë nga afër se si zhvillohet imunizimi i popullsisë, fotografi i Nistorit e dokumentoi këtë ‘betejë’ shëndetësore të njerëzimit edhe në Tetovë.
Ajo çfarë u vërejt ishte prania e moshës mbi 40 vjeçare për t’u vaksinuar. Qytetarët vazhdonin që të vinin për ta imunizuar veten. Në këtë qendër jepet vaksina kineze Sinopharm. /Nistori/
Dy infermiere verifikojnë identitetin e qytetareve të paraqitura për vaksinim kundër virusit Covid-19 në Tetovë. Foto: Lirim Shabani Një infermiere këshillon një qytetar të Tetovës për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Foto: Lirim Shabani Një qytetar pret në radhë për t’u vaksinuar kundër virusit Covid-19. Foto: Lirim Shabani Sportele vaksinimi. Foto: Lirim Shabani Qytetarët duke i kryer procedurat administrative para se të vaksinohen kundër virusit Covid-19. Foto: Lirim Shabani Një infermiere këshillon një qytetar të Tetovës për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Foto: Lirim Shabani Vaksina kineze Sinopharm. Foto: Lirim Shabani Infermieret qëndrojnë në hyrje të sporteleve të vaksinimit në pritje të qytetarëve. Foto: Lirim Shabani Infermieret qëndrojnë në hyrje të sporteleve të vaksinimit në pritje të qytetarëve. Foto: Lirim Shabani