Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarë në “Click21” tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti manipulohet nga Artan Grubi.
Këtë vitin e fundit Ahmetin e shoh si një kukull që manipulohet prej dikujt tjeter, komplet PR…përshtypja ime është se Artan Grubi kontrrollon diku 40-50 portale dhe këtë e kemi bë publike. Artan Grubi e bën komplet Pr e partisë, Artan Grubi bën disa veprime që për mua personalisht janë të jologjikshme por ja që për të është çdo gjë e mundëshme dhe e bën, tha Taravari.
Taravari Levicën e sheh si parti politike minore.
“Levicën unë e shoh si parti politike minore, vetëm pse , se di pse BDI ka tendencën ta rrisë, ta zhvillojë. Ata janë fikuar Levica, Lecia ajo ska strukturë, Levica është parti e rastësisë, parti që çdoherë kanë pasur maqedonasit, parti radikale të cilët as vetë nuk dinë të sqarojnë pse egsistojnë por ja që ka”, tha Taravari.