HULUMTIMI “GJAK I PAPASTËR” NXJERR NË PAH MASHTRIMET E SPITALIT “ZHAN MITREV” DHE EKSPERIMENTET ME PACIENTËT ME COVID-19! (VIDEO)

    Pjesët më të rëndësishme të hulumtimit janë transkriptuar në shqip nga NISTORI.COM .Për mirëkuptim, nëse dikush vendos të marrë tekstin, është i detyruar ta citojë portalin.

    Pacientët e sëmurë me Covid-19 u përdorën si “derri i ginës eksperimental” dhe u detyruan të paguajnë shumë parash pa u informuar se ishin pjesë e një eksperimenti, thuhet në hulumtimin e IRL-së, shkruan Nistori.

    Në hulumtimin e fundit të publikuar nga IRL (Investigative Reporting Lab), objekt hetimi është një nga klinikat private më të mëdha në Maqedoninë e Veriut dhe pronari i saj, doktor Zhan Mitrev.

    Ky hulumtim bazohet në 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova që janë hetuar dhe verifikuar për më shumë se 22 muaj.

    Hulumtimi ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend. A u miratua metoda e hemofiltrimit që u pagua nga tre deri në pesë mijë euro në klinikën e Zhan Mitrevit për trajtimin e Covid-it dhe tema të tjera kontraverse që lidhen me pronarin e klinikës, mund t’i ndiqni në hulumtimin më të fundit të IRL-së.

    Pacientët të cilët shërohen në Zhan Mitrev nga 500 deri 1.000 euro për një ditë, ndërsa një pjesë e politikave të spitaleve është se duhet të paraqesin një depozitë deri në 12,000 euro, prandaj disa qytetarë marrin kredi, i shesin veturat dhe banesat që të mund të shërohen.

    Spitali i cili përfitoi më së shumti në kohën e pandemisë ishte e mjekut Zhan Mitrev. Qytetarët shkonin në këtë klinikë, sepse i besonin mjekut dhe besonin në politikën mediale propaganduese se, ky është spitali brend pozitiv për dallim nga dezintegrimi i shëndetësisë shtetërore.

    “Gjithsesi se kishim besim në atë moment për shkak se shpesh kishte reklama të televizioneve se ka suksese të të mira në shërimin e sëmundjeve të Covid-it. Dy ditët e para ishte vendosur në repart, për ato dy ditë e kanë transferuar nga dhoma në dhomë, ka vende, nuk ka vende. Në fillim ishte keq, megjithatë çdo ditë bëhej mirë e më mirë. Dhe më kaloi, Covid-i kaloi, për një moment iu përkeqësua gjendja, kërkuam t’i bëhet Hemokultura (analizat e gjakut/kultura e gjakut). Nuk na treguan rezultatet, deri në momentin kur e kontaktuam mjeken Tanja Gramosli dhe bëhej fjalë për Staphylocorus aureus negativ, gjegjësisht MRSA. Atëherë vendosën për ta vënë atë në hemofiltrim, na thanë se është më mirë, megjithatë pasqyra e gjakut nuk thoshte ashtu. Iu zbulua Pseuodomonas aeruginosa dhe Enterococcus faecalis. Këto janë baktere që janë infeksione intraspitalore, sepse ai ka hyrë në spital steril. Atëherë ndodhi një sëmundje abdominale (stomak). Operacioni përfundoi me sukses, kështu tha mjeku, por kur e kanë transferuar nga krevati i operacionit, ka pësuar infarkt. Na thanë se 48 orët në vijim janë kritike, të jemi të përgatitur dhe të presim më të keqen. Pritëm që të zgjohet, pas operacionit nuk u zgjua, nuk kishin përgjigje pse nuk u zgjua. Neurologu nuk erdhi ta kontrollojë dhe tani dhe tani po e vendosin në hemofiltrim të dytë, pas së cilës përfitoi bakterie të re, Acinetobacter baumanni. Për të cilën kur e pytëm mjekun se, çka është kjo tani? Asgjë tragjike, ti e ke, unë e kam, të gjithë ne e kemi këtë bakterie, ndërsa ajo është bakterie vdekjeprurëse, ajo e sosi, e shkatërroi…” – shprehet Melita Brezova, gruaja e pacientit të vdekur në klinikën Zhan Mitrev.

    Ndër të tjera, Melita thotë se, burri i saj asnjëherë nuk shkoi në spital si pacient i sëmurë me Covid-19 me gjendje të vështirë. Burri i saj aty qëndroi për dy muaj, ka pranuar tre Hemofiltrime dhe përfitoi të paktën pesë bakterie spiatalore, të cilat më pas çuan në infeksione të rënda.

    “Si klinikë e cilat proklamohet si standard i artë në shërbimet mjekësore, këto ishin akuza të rënda dhe serioze për të cilat çka, me që ra fjala, asnjë institucion nuk ka reaguar, edhe pse Melita Brezeva ka paraqitur ankesa zyrtare. Nëse dyshimet e tyre janë të vërteta, atëherë parashtrohet pyetja, si shteti nuk ka ndëmarrë ama aspak fare rreth këtij rasti. Shumë shpejt, puna e parë që do ta kuptojmë është se, raste si kjo e Brezevës ka më shumë nga ajo çfarë mund ta marrim me mend.” – thonë nga IRL.

    • Prej sa parashë doni Hemofiltrim? Prej 3 mijë eurosh, prej sa tjetër? Prej 4 mijë eurosh dhe 5 mijë eurosh?
    • Sa Hemofiltrime ka?
    • Katër Hemofiltrime.
    • Mirë. A u treguan se çfarë ndodhi, prej çfarë ka vdekur, saktësisht?
    • Nga zemra e dobët.
    • Sa vite ishte në Koma?
    • U kërkova dhe i thash, ku më çoni, unë këtu do të vdes, nuk ke për të më parë?
    • Askush nuk e di se çfarë bën…
    • Faleminderit për kohën që ua morëm.
    • Në rregull, dëgjohemi. Faleminderit, mirupafshim.

    (biseda ndërmjet gazetarëve të IRL-së në hulumtimin “Gjaku i papastër”)

    “Të gjithë rastet kanë tre gjëra të përbashkëta, sipas dëshmive të familjarëve të cilët ishin në komunikim të drejtpërdrejt me personelin mjekësor, u është thënë se të afërmit e tyre janë duke u trajtuar më së pakti nga një bakteriet më të rrezikshme. Por te të gjithë ata, në dokumentat zyrtare të lëshuara nga spitali, bakteriet nuk janë asgjësuar. Çështja e dytë e rëndësishme është që të gjithë familjarët kishin probleme me transparencën. Dhe çështja e tretë, të gjithë janë vendosur në Hemofiltrim si pjesë e shërimit të tyre nga Covid-19 dhe të gjithë kishin shpresë se ajo metodë do t’i shpëtojë. Kjo hap çështjen se kush e ka pranuar këtë metodë si të sigurtë dhe efikase? ” – pyet gazetarja e IRL-së, Elena Mitrevska Cuckovska.

    • Domethënë në Maqedoni askush nuk e praktikon Hemofiltrimin përveç Zhan Mitrevit.
    • Paj, jo vetëm në Maqedoni, ja Dajana mendoj se ka kontrolluar edhe në shtetet tjera.
    • Sipas OBSh-së nuk është rekomanduar. Dhe njerëzit ishin të zemëruar….
    • …Njerëzit nuk e dinë as se çka është Hemofiltrimi, u paraqiten nga “Zhan Mitrev” dhe i pyesin, na tregoni se cilën paketë e zgjedhni, Hemofiltrim prej 3, 4 apo 5 mijë eurove.

    (biseda ndërmjet gazetarëve të IRL-së në hulumtimin “Gjaku i papastër”)

    A praktikohet Hemofiltrimit në Qendrën për Kovid, gjegjësisht në Qendrën infektive? Pse nuk nga Qendra nuk e kanë përdorur “ilaçin magjik” për t’i shpëtuar qytetarët?

    “Jo ne nuk e kemi përdorur metodën e Hemofiltrimit, edhe pse e gjithë bota ka luftuar për të gjetur ndonjë instrument, ndonjë mënyrë se si do të ndihmonte që të jetë më i dobishëm për trajtimin e Covid-it dhe shpëtimin e jetës së njerëzve. Por në asnjë protokoll nuk ishte, nuk ishte vendosur.” – deklaron doktoresha Milena Stevanoviq, infektologe dhe drejtoreshë e IShP-së Klinika e Sëmundjeve Infektive.

    Sipas mjekut Zhan Mitrev, FDA vetëm e ka miratuar tretmanin e Hemofiltrimit, por nuk thotë se kur duhet ta përfshini.

    “Të themi për Hemofiltrimin për pacientët me Covid, pas një viti u njoftua se në Gjermani se kishte efekt. Paj, kishte në lajme dikund, në Berlin u njoftua se Hemofiltrimi është përdorur te pacientët me Covid. Dhe nëse keni ndjekur lajmet ndërkombëtare, secila intensive pothuajse kishte Hemofiltrim pranë çdo pacienti.” – shprehet mjeku Mitrevi.

    A përdoret metoda e hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve në Gjermani?

    “Çka është qëllimi i Hemofiltrimit. Fjalë për fjale është çfarë thotë fjala, filtrohet gjaku. Domethënë, ekzistojnë treguesë konkretë, konkretisht ka pacientë çka janë me Sepsa, helmim i gjakut. Nëse te një pacient me Kovid nuk ka indakcion të caktuar, nuk përdoret. Nisur nga informacionet momentale që i kemi dhe faktet që i posedojmë, nuk është e drejtë, as mjekësore, ndërsa në këtë rast, edhe më pak etike.” – deklaron Filip Atanasovski, anestezist infektiv në DRK Klinikat e Berlinit.

    Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë në vitin 2020 thotë se, nuk ka dëshmi se Hemofiltrimi ka ndihmuar në këtë sëmundje (Covid-19).

    SHKALLA E VDEKSHMËRISË NGA COVID-19 NË VITIN 2021

    • Klinika për Sëmundje Infektive (pa trajtim të metodës Hemofiltrim) – 26% shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19
    • Spitali klinik “Zhan Mitrev” (me trajtim të metodës Hemofiltrim) – 28% shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19, gjegjësisht 2% më shumë vdekje se sa në spitalin shtetëror.

    “Është e qartë se institucionet shëndetësore, si dhe një mori ekspertësh botërorë, nuk pajtohen me mjekun Mitrev për suksesin e këtij trajtimi. Nëse i shohim statistikat e të vdekurve nga Kovid në Klinikën infektive në Shkup dhe të atyre te “Zhan Mitrev”, do të shohim se Klinika Shtetërore Infektive ka shkallë më të ulët të vdekjeve.” – shprehet gazetarja Cuckovska.

    “Hulumtimi, sipas përgjigjeve më në fund ka dhënë dëshminë e parë kryesore, se spitali (Zhan Mitrev) ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e shëndetit. Sipas Qendrës për Shëndet Publik, gjatë kohës së pandemisë, “Zhan Mitrev” nuk ka paraqitur asnjë Infeksion ndërspitalor. Dënimet e parapara janë më së paku 50 mijë euro, megjithatë vërtetohet se me qëllim ka manipuluar QShP-në dhe me këtë ka çuar në rrezik shëndetin e pacientëve, atëherë spitali dhe përgjegjësit mund të ndiqen penalisht” – thotë Maja Jovanovska, gazetare hulumtuese në IRL, përcjell Nistori.

    Sashka Cvetkovska në një bisedë telefonike me kompaninë e cila importon pajisjet e “Bakster” në Maqedoni, nëse janë në dijeni për këto eksperimente. Përfaqësuesi i kompanisë në RMV thotë se të gjitha filtrat dhe aparatura janë paguar nga spitali “Zhan Mitrev” dhe se kanë kontrata.

    “Ata kërkuan nga “Bakster”, nga prodhuesi, nëse mundet të sponzorizojnë, se kanë plan të për të vërtetuar se funksionon për Covid. Ja, këtë do t’ua them. “Bakster”, si kompani amerikane tha se nuk mund të sponsorizohen dhe të jepen falas “Oksiris” gjatë kohës së pandemisë, kur njerëzit nuk kanë të blejnë se ajo nuk është etike dhe se nuk duhet ta bëjnë dhe për shkak asaj u është refuzuar. Dhe pastaj ata vendosën vetë. Ne nuk kemi kemi qenë të përfshirë, të njoftuar, po, sapo na i lëshuan pasi mbaruan” – thotë përfaqësuesi i “Bakster” në Maqedoni.

    “Të gjithë fshehin. Të gjithë në një farë mënyre janë të përfshirë.” – shprehen gazetarët e IRL-së.

    IRL gjithashtu shfaq se, Zhan Mitrevi është një akademik i rremë dhe shumica e njohjeve me të cilat ai mburret, mund të blihen me para!

    Për shkak të vlefshmërisë së informacionit, IRL vazhdon të hulumtojë në lidhje me rastin, pasi intervista me mjekun Mitrev është realizuar në fazat përfundimtare të hulumtimit. Pas incizimit të intervistës me mjekun, janë zbuluar edhe informacione tjera të reja për Klinikat e Covid-19. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kompania ruse Gazprom ul ndjeshëm furnizimet me gaz në Europë

    Lajmi i rradhës

    Borell: Heqja e bllokadës ruse ndaj drithit, çështje “për jetë a vdekje”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë