Ariu shkatërron kosheret me bletë në Dibër

    Në brezin të fshatrave kufitar të komunës Dibër vazhdojnë dëmet nga kafshët e egra. Pas dëmeve që bën derri i egër, dy ditë e fundit dëme ka edhe në kosheret të bletëve të cilët bletarët i kultivojnë në këtë fshatra. Në fshatin kufitar Shushicë të Dibrës, ariu ka shkatërruar tërësisht mbi 30 koshere me bletë. Duke mare parasysh se pikërisht në fshatrat kufitare siç janë Bomova, Kunjara, Sollokiqi, Shullani e Spasi, ka shumë kushte të volitshme për bletari, gjendet edhe numri më i madh i koshereve të bletarëve dibran.

    Përfaqësuesit të shoqatës të bletarëve dibran kanë informuar se ariu i murrmë ka shkatërruar dëme të mëdha në kosheret të bletëve të Mensur Shaqiroskit. Ai për gazetën KOHA tha se ariu tërësisht ia ka shkatërruar 30 koshere bletë. “Nuk ka mbetur asgjë nga kosheret dhe kam dëme të mëdha. Pasi pash dje se arusha ka dëmtuar kosheret të bletëve kërkova nga kompetentët të bëjnë kontroll të situatës dhe të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Në terren erdhën përfaqësues të njësisë të Ministrisë së Bujqësisë nga Dibra dhe realizuan aktivitetin e tyre . Sipas të dhënave dëmi kalon 6 mijë euro”, thot bletari i dëmtuar. Ai potencon se në lokalitetin ku janë kosheret komisioni ka parë edhe gjurmët të ariut të murrmë, por edhe copa të mjaltit. Ka patur dëmtime nga ariu edhe viteve të tjera tek disa bletarë që kanë bletë në këtë rajon .

    Ariu i murrmë është parë dhe ka bërë dëme të vogla edhe në disa lokalitete të tjera në komunën e Dibrës. Ai shkakton edhe shqetësime me që paraqitet edhe frika tek bujqit dhe blegtorët të kësaj ane. Në komunën e Dibrës sipas shoqatës të bletarëve është në rritje numri i bletarëve me që Dibra dhe rrethina ka kushte shumë të volitshme për zhvillimin e bletarisë. Por për çdo vit problem bletarët kanë me ariun e murrmë, e cila viteve të fundit ka filluar të shkaktojë dëme dhe është e rrezikshme.

    Nga ana tjetër dy javët e fundit shumë dëme në prodhimet bujqësore ka shkaktuar edhe derri i egër. Përfaqësuesit të shoqatës të gjuetarëve “Stogova 2” e Dibrës, ditë më parë ka paralajmëruar se kafshët e egra në Dibër dhe rajon shkaktojnë shumë dëme. Kur jemi tek dëmet të theksojë se deri sa derri i egër mund të gjuhet, ariu i murrmë është i mbrojtur me ligj.

    Banorët të fshatrave të Dibrës kërkojnë nga institucionet kompetente të marrin masa dhe të mos kenë shqetësime nga ariu i murrmë jo vetëm për mbrojtjen e koshereve të bletëve por edhe për sigurinë e tyre. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Për punëtorët qebapë, për Qeverinë biftek!”

    Lajmi i rradhës

    Disperzimi i zjarrfikësve nëpër disa komuna të pollogut me shumë paqartësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë