Mariçiq: Edhe 100 vjet të vazhdojnë negociatat me Bullgarinë, identiteti maqedonas nuk mund të fshihet

    Në rrethe të caktuara në Bullgari ka disa teza për identitetin maqedonas, por edhe 100 vjet të vazhdojë procesi nuk mund të ketë efekt në ndryshimin e identitetit. Ne e dimë se kush jemi dhe çfarë jemi dhe e dimë se kombi nuk krijohet apo fshihet me vendim, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, përcjell Nistori.

    Në “Utrinski Brifing”, Mariçiq tha se kjo nuk mund të synimi në vitin 2022 dhe në shekullin 21 dhe deri te ngjarja në Manastir, vijimësia e negociatave ka qenë me dinjitet dhe në nivel të partnerëve dhe aleatëve të NATO-s.

    “E rëndësishme është të mos lejohet të ndryshon atmosfera dhe narrativa. Të mos lejojmë të mbizotëroj nacionalizmi dhe radikalizmi”, tha Mariçiq.

    Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se ne dëshirojmë të vazhdojmë në një orientim miqësor, por me qëllim të gjendet zgjidhje, të hiqet veto, përsëri pa ndërlidhje të datave, në të kundërtën hendeku mund të rritet dhe thellohet.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtohen derivatet e naftës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Azeski: Shteti urgjentisht duhet të bëjë diçka për të zbutur krizën energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë