Ditë e mahnitshme

    Dritëro Agolli

    Ditë e mahnitshme!
    Lulet lahen me vesë,
    Kuajt hingëllijnë e lopët pëllasin për viçat,
    Shtërgu në plepin pa majë rri mes folesë
    Dhe trëndafili i bardhë fsheh spicat
    Fletëve të dendura nën kurorat me palë,
    Ndërsa këndezi mburret, se tej nga plevicat,
    Mposhti një natë, megjithse ngadalë.
    Ditë e mahnitshme!
    Duket sikur kësaj dite, që herët me natë,
    Zoti kishte mbaruar të gjitha krijimet
    Dhe nisej tani drejt një pushimi të gjatë
    Majë Tomorrit diku në burimet,
    Ose atje në Kulmak në barakë
    Pa gjë në trastë,
    Pa skicat, pa zhgarravitjet, pa vizatimet,
    Veç me peshqirin e bardhë në qafë.
    Ditë e mahnitshme!.

    Lajmi Paraprak

    Mënyrat natyrale kundër alergjisë nga myku

    Lajmi i rradhës

    Petkoviq: Kurti me deklaratat e tij po do luftë e jo dialog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë