Rregullatori gjerman i energjisë paralajmëron për mungesë të gazit në dimër

    Rregullatori i Rrjetit Energjetik të Gjermanisë ka paralajmëruar për mungesat e gazit këtë dimër dhe pranoi se qëllimi i qeverisë për të rritur kapacitetin e magazinimit në 95 për qind deri më 1 nëntor është i paarritshëm

    Presidenti i Bundesnetzagentur, Klaus Mueller tha se konsumi i gazit do të rritet ndjeshëm në vjeshtë, gjë që do ta bëjë shumë më të vështirë arritjen e objektivave të vendosura nga qeveria.

    “Nuk mendoj se do të jemi në gjendje të përmbushim objektivat e ardhshëm të magazinimit aq shpejt sa i pari. Të arrijmë 85 për qind deri më 1 tetor nuk është e pamundur, por është shumë ambicioze, sepse do të ngrohemi me gaz. Në të gjitha skenarët, humbasim qëllimin prej 95 për qind të mbushjes së depove deri më 1 nëntor. Vështirë se do ta arrijmë këtë”, tha Mueller.

    Qeveria gjermane filloi zbatimin e planeve emergjente muajin e kaluar për të kursyer gazin për dimrin e ardhshëm, mes shqetësimeve se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimet në Evropë.

    Gjermania ka rreth 23 miliardë metra kub rezerva gazi dhe niveli aktual i zënies është 77 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Nuk zbatohet Ligji për Kontrollin e Duhanit, shkelet edhe nga institucionet publike

    Lajmi i rradhës

    Mbi katër mijë shqiptarëve nga Lugina u janë pasivizuar adresat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë