Nga sonte në mesnatë, dizeli do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa mazuti për 1,292 denarë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të mbeten të njëjta, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE).
EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 89 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të jetë 91,50 denarë, çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) do të arrijë 98,50 denarë, i ekstra vajit të lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër), ndërsa i mazutit M-1 NS 52,978 denarë për kilogram.
Me këtë vendim, sipas KRRE-së, do të bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,9 për qind në krahasim me vendimin e djeshëm.
Theksojmë edhe dje çmimi i dizelit u rrit për tre denarë./Nistori/