Partia “E Majta” ka paralajmëruar iniciativë të re për shpallje të referendumit kundër marrëveshjes me Bullgarinë.
Nga kjo parti sot thanë se ende nuk e kanë definuar pyetjen, për të cilën thotë se do të jetë në konotacion negativ, në vijë me frymën e protestave kundër propozimit francez.
“Nuk ka asnjë arsye juridike që kryetari Xhaferi ta refuzojë edhe nismën paraprake por edhe këtë nismë. Kryetari Xhaferi nuk mund të vlerësojë aspektin formal përmbajtjesor”, deklaroi Borisllav Kërmov, deputet i partisë “E Majta”.
Në rast se nisma e dytë refuzohet nga Xhaferi, ai tha se në koordinim me VMRO-DPMNE-në do ta bllokojnë Kuvendin me veprime me rigoroze.
“Kjo do të thotë bllokim i të gjithë komisioneve, bllokim i të gjithë seancave plenare, madje edhe i atyre komisioneve që kanë afat të kufizuar si komisioni për çështje evropiane, mund të bllokohet edhe fizikisht me trupat tanë, mund të hiqen dhe të thyhen mikrofonat ashtu siç ishte rasti më herët. Gjithçka është në lojë deri sa ligjvënësi të ndalojë”, tha Borisllav Krmov.
VMRO-DPMNE-ja nuk ka komentuar paralajmërimin e kësaj partie, por kanë vazhduar të kritikojnë vendimin e kryeparlamentarit për të refuzuar nismën e tyre.