Grubi për ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Shkupit: Sportit nuk i nevojiten tensione dhe ofendime

    Të shtunën në Tetovë zhvillohet derbi i ligës së parë të futbollit në mes Shkëndisë dhe Shkupit.

    Para këtij takimi, sot zëvendëskryeministri Artan Grubi takoi përfaqësuesit e këtyre dy klubeve, të cilët i njoftoi për ambiciet e ministrisë për Sistem Politik.

    Ai deklaroi se Qeveria ka përgatitur një ligj të ri dhe riorganizim të organeve të shtetit, sipas të cilit Agjencia për rini dhe sport do të duhet të kalojë nën kompetenca të Ministrisë për Sistem Politik.

    Grubi foli edhe në lidhje me ndeshjen e së shtunës, si dhe rivalitetin në mes tifozërive të të dy ekipeve. Ai tha se sportit dhe publikut nuk i nevojiten ofendime.

    “Sportit dhe publikut nuk i nevojiten tensione dhe ofendime, por përkundrazi, të gjithë njerëzit që vizitojnë stadiumet shkojnë aty për të kaluar mirë. Andaj ju uroj shumë sukses të dyja klubeve, në këtë garë, por edhe klubeve tjera”, deklaroi për TV21 Artan Grubi.

    Ai u shpreh i gatshëm për të realizuar takim edhe në mes Ballistëve dhe “Shvercerave”, me qëllim që të ulë tensionet në mes tyre.

    Ndryshe, ndeshja në mes Shkëndisë dhe Shkupit zhvillohet të shtunën (17 shtator) me fillim në ora 14:30 në Stadiumin e Tetovës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “E Majta”: Do të dorëzojmë nismë të re për referendum, nëse refuzohet do ta bllokojmë Kuvendin

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia filloi procesin e skriningut, por qytetarët nuk e kanë idenë se çfarë është

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë