Piktura dhe propaganda: Arti i motivuar nga lufta në Ukrainë

    Pikturat dhe muralet anembanë Ukrainës dhe Rusisë janë nxitur nga pushtimi rus që ka nisur më 24 shkurt.


    Një pikturë e fotografuar më 18 tetor në një mur të dëmtuar nga beteja në Kupjansk, një qytet në verilindje të Ukrainës, i rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase. Teksti thotë "Do ta shumëfishojmë dashurinë në botë dhe për këtë do të fitojmë!"  
    1. Një pikturë e fotografuar më 18 tetor në një mur të dëmtuar nga beteja në Kupjansk, një qytet në verilindje të Ukrainës, i rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase. Teksti thotë “Do ta shumëfishojmë dashurinë në botë dhe për këtë do të fitojmë!”

     
    Një mural pro-rus brenda një magazine në Kupjansk, fotografuar më 18 tetor.  
    2. Një mural pro-rus brenda një magazine në Kupjansk, fotografuar më 18 tetor.
     
    Vendasit kalojnë pranë një murali që tregon duart e një ushtari ukrainas duke riparuar flamurin e grisur të Ukrainës në Kiev. Fotografuar në prill.  
    3. Vendasit kalojnë pranë një murali që tregon duart e një ushtari ukrainas duke riparuar flamurin e grisur të Ukrainës në Kiev. Fotografuar në prill.
     
    Makinat në Moskë kalojnë nën një mural të ushtarëve rusë që mbajnë simbolin "Z" të përdorur si një emblemë pro luftës. Imazhi i referohet një pikture të famshme të epokës cariste të tre kalorësve rusë. Fotografuar në shtator.  
    4. Makinat në Moskë kalojnë nën një mural të ushtarëve rusë që mbajnë simbolin “Z” të përdorur si një emblemë pro luftës. Imazhi i referohet një pikture të famshme të epokës cariste të tre kalorësve rusë. Fotografuar në shtator.
    Artisti francez, Christian Guemy, pikturon pranë një stacioni metroje që u dëmtua rëndë nga një sulm rus në Kiev. Fotografuar në prill.  
    5. Artisti francez, Christian Guemy, pikturon pranë një stacioni metroje që u dëmtua rëndë nga një sulm rus në Kiev. Fotografuar në prill.

     
    Një grua në qendër të Kievit pozon pranë një posteri që tregon Urën e Krimesë në flakë. Fotografuar më 8 tetor. 
    6. Një grua në qendër të Kievit pozon pranë një posteri që tregon Urën e Krimesë në flakë. Fotografuar më 8 tetor. 
    Artistja ukrainase, Varvara Lohvyn, pikturon dekorime tradicionale ukrainase - Petrykivka - në barrierat anti-tank të njohura si 'iriqët çekë' në qendër të Kievit në gusht.  
    7. Artistja ukrainase, Varvara Lohvyn, pikturon dekorime tradicionale ukrainase – Petrykivka – në barrierat anti-tank të njohura si ‘iriqët çekë’ në qendër të Kievit në gusht.

     
    Një mural në një shesh lojrash në Reutov, afër Moskës, që tregon një grua të moshuar me një flamur të kuq. Piktura në shkallë të gjerë, e cila u fotografua në prill, i referohet një incidenti famëkeq menjëherë pas pushtimit rus, në të cilin një pensioniste doli nga shtëpia e saj pranë Haarkivit duke mbajtur një flamur të Bashkimit Sovjetik për të përshëndetur ushtarët që ajo supozonte se ishin rusë. Burrat ishin në fakt ushtarë ukrainas.  
    8. Një mural në një shesh lojrash në Reutov, afër Moskës, që tregon një grua të moshuar me një flamur të kuq. Piktura në shkallë të gjerë, e cila u fotografua në prill, i referohet një incidenti famëkeq menjëherë pas pushtimit rus, në të cilin një pensioniste doli nga shtëpia e saj pranë Haarkivit duke mbajtur një flamur të Bashkimit Sovjetik për të përshëndetur ushtarët që ajo supozonte se ishin rusë. Burrat ishin në fakt ushtarë ukrainas.
    Piktori Viktor Oliynik, 67-vjeçar, pikturon një peizazh qyteti me barriera anti-tank në rrugët e Odesës, Ukrainë, në mars.  
    9. Piktori Viktor Oliynik, 67-vjeçar, pikturon një peizazh qyteti me barriera anti-tank në rrugët e Odesës, Ukrainë, në mars.
     
    Hyrja e një kafeneje është zbukuruar me postera që tregojnë luftëtare femra ukrainase në Velyka Kostromka, një fshat në Ukrainën lindore, më 13 tetor.  
    10. Hyrja e një kafeneje është zbukuruar me postera që tregojnë luftëtare femra ukrainase në Velyka Kostromka, një fshat në Ukrainën lindore, më 13 tetor.

     
    Një piktor punon në një mural që lidh Luftën e Dytë Botërore me pushtimin rus të Ukrainës, në qytetin ukrainas të Donjeckut të pushtuar nga Rusia në maj.  
    11. Një piktor punon në një mural që lidh Luftën e Dytë Botërore me pushtimin rus të Ukrainës, në qytetin ukrainas të Donjeckut të pushtuar nga Rusia në maj.
     
    Piktorët plotësojnë një imazh të "Saint Javelin" - Virgjëreshës Mari në një raketë anti-tank në Kiev, në maj.  
    12. Piktorët plotësojnë një imazh të “Saint Javelin” – Virgjëreshës Mari në një raketë anti-tank në Kiev, në maj.
    Lajmi Paraprak

    Osmani: Njohja reciproke është domosdoshmëri për një marrëveshje finale me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Serbi, mediat e kontrolluara bllokojnë reformat në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë