Snopçe: Nuk ka arsye pse të mos kërkohet zëvendësimi i 20% me “populli shqiptar”

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në “200” Alsat M, i pyetur për 20%-shin dhe deklaratën e Taravarit i cili tha se nuk do të jap mbështetje blanko për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë dhe do të kërkojë zëvendësimin e 20%-shit, ai tha se kjo do të jetë kërkesë, e jo kushtëzim, pasi sipas tij në këtë fazë ASh-ja nuk mund të flasë për kushtëzime, pasi që nuk dihet se si do të jenë rrethanat, përcjell Nistori.

    “Nuk mundë të flasim për kushtëzime, pasi që nuk e dijmë se a do të varet ekskluzivisht nga ASh-ja, votimi i ndryshimeve kushtetuese. Ato duhet të bëhen për hirë të rrugëtimit tonë europian”, tha Snopçe.

    Por, ai insistoi se ASh-ja bazohet deklaratave të ish-kryeministrit Zaev i cili kishte thënë se në hapjen e rradhës së kushtetutës do të hiqet edhe 20%-shi, poashtu Snopçe tha se edhe kryetari i VMRO-së, Mickoski e ka thënë të njejtën gjë, prandaj nuk ka arsye pse të mos kërkohet zëvendësimi i këtij togfjalëshi.

    Lajmi Paraprak

    Arta Bilalli: Të gjithë ministrat e BDI-së do ta kalojnë provimin në parti!

    Lajmi i rradhës

    Tetovari nuk mund të dalë nga pragu i shtëpisë, sulmohet nga qentë endacakë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë