Tetovari nuk mund të dalë nga pragu i shtëpisë, sulmohet nga qentë endacakë (Video)

    Qentë endacakë në Tetovë

    Mbrëmë në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, qytetari V.S. është sulmuar nga një tufë qensh endacakë para oborrit të shtëpisë. Fatmirësisht, qytetari ka kaluar pa pasoja fizike, por është detyruar të kthehet përsëri në shtëpi dhe nuk ka mundur të del për të kryer obligimet e tij, shkruan Nistori.

    Sipas informacioneve të Nistorit, tufa e qenve është e njëjta që sulmoi poashtu javë më parë edhe qytetarin Agron Arifi dhe qenin e tij të shtëpisë, ku la me pasoja qenin e pronarit.

    Edhe pas shumë ankesave nga kjo lagje, qytetarët thonë se, as inspektorati, as komuna, as SPB Tetovë, nuk janë të fuqishme që të largojnë qentë endacakë nga lagjja, pasi sulmon këmbësorët dhe më e keqja edhe gjatë ditës nxënësit duke shkuar në shkollë. Qytetarët thonë se e njëjta gjë ndodh çdo natë, por janë lodhur duke denoncuar me video në rrjetet sociale dhe përsëri hasin në vesh të shurdhër institucional.

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, javë më parë në një konferencë për media, në lidhje me qentë endacakë në qytet tha se është problem territorial dhe nëse nuk ka bashkëpunim institucional, vjen një moment dhe komuna bëhet e pafuqishme për t’u përballur me këtë problematikë, duke marrë parasysh se qentë sillen në Tetovë edhe nga qytetet tjera.

    Ndryshe, Komuna e Tetovës më në fund do të themelojë Komision pesë anëtarësh, i cili në të ardhmen do të duhet të sjellë vendime për të dëmshpërblyer qytetarët, të cilët kafshohen nga qentë endacak në hapësirat publike. Në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës janë dhënë sqarime lidhur me funksionimin e Komisionit dhe mënyrën e dëmshpërblimit të atyre që do të kafshohen nga qentë endacak. Ky Komision do të përcaktojë edhe vlerën e dëmshpërblimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Snopçe: Nuk ka arsye pse të mos kërkohet zëvendësimi i 20% me “populli shqiptar”

    Lajmi i rradhës

    Serbia: “Dronët nga Kosova” vëzhguan objekte ushtarake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë