Zëvendësministrit të MPB-së Nazim Bushi, nata i kushton 20 mijë euro në hotelin e Stambollit (Video)

    Skandalet e anëtarëve të qeverisë kapërcejnë kufijtë. Me rrogë mujore vetëm 1 mijë e 500 euro, zv ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Nazim Bushi fle në hotel ku nata kushton 20 mijë euro në Turqi.  Kush ia pagoi atij biletën për situtën presidenciale të hotelit në Stamboll, ndërsa në video shfaqet dhe i biri në shoqërine e dy vajzave. Detajet ne materialin në vijim.

    Faturat e qëndrimit ne hotele me 5 yje kanë bërë që dosja e ish-Ministrit Arben Ahmetaj të përfundojë në SPAK.

    Dyshimet janë se me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotele me pesë yje në disa vende të Europës, me vlera që shkojnë nga 2 mijë deri në 3500 euro nata. 

    Një denoncim i mbërritur në ‘Ora Investigim’ tregon se një situatë e ngjashme  ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut.

    Më konkretisht  zëvendësministri i  Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka qëndruar një natë në suitën presidenciale të hotelit  ‘CVK Park Bosphorus Hotel’ në Stamboll.  

    Këtë gjë e fakton edhe video që ka bërë vetë z. Bushi brenda ambienteve të suitës presidenciale, e cila ka një hapësirë 850 metra. 

    Te kjo video shihet qartë se zv.minstri  është duke filmuar ambientet e brendshme të suitës luksoze.

    Në një tjetër moment  në video shihet edhe djali i zv.ministrit, Qerim Bushi, nën shoqërinë e dy vajzave. 

    Nga një kërkim i thjeshtë në Booking na rezultoi se nata në suitën presidenciale  është 20 mijë euro.   

    Natyrshëm lindin disa pyetje:  

    -A mundet z. Bushi të paguajë 20 mijë euro për një natë qëndrimi në hotel, duke ditur se ka një rroge mujore rreth 1500 euro?  

    Rezervimi i suitës presidenciale  është bërë nga vetë zv.ministri i Brendshëm apo nga  një shtetas turk? 

    Me cilin person ka udhëtuar z. Bushi drejt Stambollit në tetor të vitit 2020? 

    Në ditet në vijim Tv Ora do të publikojë të tjera materiale, ku figura të njohura të politikës lidhen direkt ose indirekt me persona që  kanë një të kaluar të errët dhe janë të skeduar nga drejtësia. 

    Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

    Bushi: Udhëtimi privat në Turqi i planifikuar para se të bëhem Zv. ministër

    Zv/Ministri i Brendshëm, Nazim Bushi, për Klan Maqedoni ka theksuar se bëhet fjalë për udhëtim privat për shkaqe shëndetësore, që ishte planifikuar para se të bëhej Zv/Ministër. Në Turqi ka udhëtuar në Tetor 2020, kurse Zv/Ministër është bërë më 23 Shtator të vitit të njëjtë.

    NAZIM BUSHI – ZV/MINISTËR I BRENDSHËM

    “Bëhet fjalë për udhëtim privat para tre viteve, i planifikuar tre-katër muaj para se të bëhem Zv/Ministër. Ishim në Turqi për intervenim mjekësor për një anëtar të familjes në “Koç Hospital”. Në apartamentin e hotelit kemi qëndruar më shumë persona, ishim mysafirë të dy miqve familjar që janë kujdesur për akomodimin. Nuk e di se kush e ka paguar llogarinë dhe sa kushton nata, por shuma prej 20.000 euro është e tepruar” – tha Nazim Bushi, zv/minister i brendshëm.

    Edhe përgjigja nga Ministria e Punëve të Brendshme është e prerë.

    ”Bëhet fjalë për udhëtim për qëllime private që nuk është paguar nga MPB-ja” – thuhet në përgjigjen.

    Harxhimet në llogari shtetërore nuk janë temë aktuale vetëm në Shqipëri. Edhe në Maqedoninë e Veriut, këtyre ditëve dolën të dhëna se vitin e kaluar janë harxhuar më shumë se 270 mijë euro për harxhime zyrtare.

    Lajmi Paraprak

    Taravari do të kërkojë referendum në ASh për hyrjen në Qeveri (Video)

    Lajmi i rradhës

    Grubi flet për drejtësinë: Në Maqedoni kemi drejtësi selektive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë