Taravari do të kërkojë referendum në ASh për hyrjen në Qeveri (Video)

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Në lidhje me debatin për hyrjen në Qeveri dhe nëse taktizon ASh për afrimin e anëtarëve të partisë, të cilat u larguan nga partia pas disa humbjeve në zgjedhje, kryetari i sapozgjedhur i Aleancës, Arben Taravari tha se për momentin nuk ka ndonjë ofertë konkrete. “Në qoftë se kemi, këtë duhet ta diskutojmë në organet partiake dhe nuk dua të sillem si njeri që vendos vetë“, u shpreh Taravari, raporton Nistori.

    “Ne nuk kemi pas humbje, përveç në zgjedhjet e fundit lokale për Këshillin komunal. Përndryshe partia ka pas rritje të vazhdueshme në çdo zgjedhje. Nuk kam çfarë fsheh, nuk e bëjmë këtë për të afruar anëtarë të partisë, se çdo gënjeshtër është afatshkurtër. Në qoftë se gënjejmë, do të del ajo. Po ju them me sinqeritetin më të madh, për momentin nuk kemi ndonjë ofertë konkrete. Në qoftë se kemi, këtë duhet ta diskutojmë në organet partiake dhe nuk dua të sillem si njeri që vendos vetë. Prandaj kemi insistuar dhe vazhdoj të insistojë që sa më shpejtë të zgjedhim edhe kryesinë e partisë, me të vetmin qëllim që ta disperzojmë përgjegjësinë. Nëse sjellim një vendim të këtillë, do të kërkoj edhe organizim të një referendumi brenda partiak me ofertën që do ta marrim, në qoftë se e marrim” – u përgjigj Taravari.

    Ndryshe, mbi një muaj në opinion qarkullojnë informacione se Aleanca për Shqiptarët po negocion për hyrjen në Qeveri. Ka pasur edhe takime ndërmjet Taravarit dhe Kovaçevskit, për të cilin lideri i Aleancës ka thënë se është biseduar për diçka tjetër, por jo për hyrjen në Qeveri. Pas kësaj, në opinion dolën informacione se të dy ishin me Ali Ahmetin në Zajas, gjë që u përgënjeshtrua edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

    Ndryshe në kongresin e tretë të jashtëzakonshëm të ASh-së, shumica e delegatëve votuan Arben Taravarin për të parin e ASh-së. Të pranishëm ishin 512 delegatë, prej të cilëve 509 votuan PËR1 Kundër dhe 2 Abstenim.

    Ndryshe, Taravari vjen në krye të partisë pas dorëheqjes së 21 gushtit të Ziadin Selës, si shkak i rezultatit të dobët zgjedhor në zgjedhjet lokale për Këshillin komunal të Tetovës. /Nistori/

    /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari do të drejtojë ASh-në në katër vitet e ardhshme: Do të mundohem të riorganizojë partinë

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësministrit të MPB-së Nazim Bushi, nata i kushton 20 mijë euro në hotelin e Stambollit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë