Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për rezultatin e takimit të sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Ohër.
Ai tha se pala serbe edhe sot i ka ikur nënshkrimit të marrëveshjes, duke insistuar në aneks. Kurti tha se i takon BE-së që të gjejë mënyra për se si ta bëjë ligjërisht të obligueshme marrëveshjen.
“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me ankesin e zbatimint. Kemi arritur pajtueshmëri për ankesin që do të vlejë për marrëveshjen bazë. Pala tjetër, njëjtë si në Bruksle, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes. I takon BE-së për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, do të publikohet nga BE dhe do ta shihni se çfarë ka”, tha mes tjerash Kurti.
Ai theksoi se marrëveshja bazë është njohje “de fakto” në mes Kosovës dhe Serbisë./Nistori/