Policia e Kërçovës ka nisur hetimet pasi është raportuar se një mësuese ka rrahur një nxënës, përcjell Nistori.
Nga MPB-ja thonë se dje në ora 15:20, S.I. (40) nga Kërçova ka raportuar se djali i tij i mitur, nxënës në një shkollë fillore në Kërçovë, është sulmuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës.
Lidhur me rastin, policia thotë se po merren masa për qartësimin e rastit. /Nistori/