Tradhtia e Shqiprim Arifit: Moskokëçarja për fatin e shqiptarëve të Preshevës

    Vedat Xhymshiti

    Në sferën e çështjeve ndërkombëtare, disa individë shfaqin shpërfillje të çuditshme ndaj mirëqenies së popullit të tyre, duke bërë kurban mirëqenien e zgjedhësve të tyre për përfitime personale ose interesa politike. Shqiprim Arifi, kryebashkiaku i Preshevës është një shembull i shkëlqyeshëm i një udhëheqjeje të tillë të pafuqishme. Veprimet e tij të fundit – ose mungesa e tyre – nxjerrin në pah bashkëpunimin e tij në fshirjen sistematike të popullsisë etnike shqiptare brenda bashkisë së tij që e bën Serbia.

    Si një shqiptar etnik, pritet që Arifi të jetë një mbështetës i zëshëm i të drejtave dhe i mbrojtjes së shqiptarëve të tij. Megjithatë janë thellësisht shqetësuese heshtja dhe mosveprimi i tij përballë programit të rrezikshëm të Serbisë që është duke bërë llogaritjet e saj për të zvogëluar numrin dhe ndikimin e shqiptarëve etnikë në rajonin e Preshevës nëpërmjet pasivizimit të adresave të tyre, fshirjes së tyre dhe duke rrezikuar të drejtat e tyre njerëzore, civile dhe politike në Serbi.

    ********************************

    Ndonëse Arifi mund të pretendojë se është një shërbëtor publik që punon për interesat e zgjedhësve të tij, veprimet – ose mungesa e tyre – flasin më shumë sesa fjalët. Duke e lejuar Serbinë të veprojë për të përmbushur synimet alarmante të zvogëlimit të numrit të shqiptarëve etnikë në rajonin e Preshevës, Arifi ka braktisur detyrën morale duke tradhtuar besimin e atyre që e sollën në pushtet.

    Programi i Serbisë: Një kërcënim për stabilitetin dhe integritetin e rajonit

    Dëshiroj t’ia rikujtoj me mirësi Arifit dhe lexuesve shqiptarë se Aleksandar Vuçiq ka shërbyer si ministër i Propagandës të Serbisë gjatë regjimit të Milosheviçit. Vuçiç ka arsyetuar në mënyrë agresive krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Ndonëse Vuçiqi mund të gëzojë mbështetje nga diplomatët perëndimorë, flamurin e të cilit Arifi po e përdor si mbulesë për të fshehur mbështetjen e tij ndaj programit të Vuçiqit, është e rëndësishme të theksojmë se shtatorin e kaluar administrata e Vuçiqit nënshkroi një marrëveshje politike në Nju-Jork me Moskën zyrtare. Më tej, ai asnjëherë nuk është distancuar nga fashizmi i frymëzuar nga Milosheviqi, narrativat politike ose krimet kundër njerëzimit dhe krime e luftës, veçanërisht ato të kryera kundër shqiptarëve etnikë, të cilat ai vetë i ka arsyetuar.

    Është e domosdoshme që Arifi të japë llogari për shkeljen e detyrës së tij dhe të kujtohet për përgjegjësinë e tij për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e zgjedhësve të tij. Popullsia shqiptare etnike në Preshevë meriton një drejtues që do të kundërshtonte me vendosmëri taktikat e Serbisë dhe do të luftonte për të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore, civile dhe politike.

    Shqiprim Arifi ka një zgjedhje për të bërë: të vazhdojë të jetë bashkëpunëtorë në fshirjen sistematike të popullsisë shqiptare etnike nga Serbia ose të pranojë rolin e tij drejtues dhe të luftojë për çështjen e tyre. Njerëzit e Preshevës po vëzhgojnë dhe historia do të gjykojë veprimet e tij në përputhje me këtë. Koha për të vepruar është tani, sepse të drejtat dhe dinjiteti i shqiptarëve etnikë në Preshevë varen nga kjo.

    Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    P.S. Ky shkrim është marrë i fragmentalizuar. Artikullin e plotë e gjeni në The Frontliner.

    Lajmi Paraprak

    Protestojnë personat me aftësi të veçanta: Na gënjejnë gjatë fushatës për zgjedhje

    Lajmi i rradhës

    Gëzim Azemi vjen me ekspozitën “Ambient”, thotë se lulet nuhaten tani (Video)

    Lajme tjera

    Pasi bie perdja!

    Iljaz Halimi Tani që përfunduan zgjedhjet mund të shpërfaqen edhe mendime edhe të dhëna që lidhen me deklaratat…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë