Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, për DW ka deklaruar se BDI që moti e ka humbur besimin tek votuesit shqiptar, nëse merren numrat nga zgjedhjet parlamentare nga viti 2016 dhe 2020 dhe nëse ato krahasohen me votat e partive opozitare.
“Ata janë humbës absolut, të cilët megjithatë po arrijnë të depërtojnë në llogari të opozitës së ndarë shqiptare, e cila assesi të mbledh forca dhe të bashkojë ato vota, ndërsa tani po shihet se është duke bërë përpjekje për këtë qëllim. Ajo parti tani më është një kullë me letra e cila çdo ditë po fundoset”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka thënë se BDI është bërë frenues i madh i të gjithë proceseve të rëndësishme në shtet.
“Ambiciet e tyre nuk përfundojnë vetëm me posedimin e pushtetit, por ata bëjnë përpjekje që të kenë kontroll të plotë mbi gjithçka, aq sa kohëve të fundit filluan ta shohin shtetin si pronë të tyre. Me të vërtet e kanë tepruar”, është shprehur kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Gashi u shpreh i bindur se zgjedhjet e ardhshme kurdo që të ndodhin, do të sjellin freski dhe ndryshime të mëdha tek kampi politik shqiptar, por edhe për të gjithë qytetarët e shtetit.
Verifikimi i invaliditetit ua rrezikon pensionet
Një ballkon jo më i madh se dy metra katrorë është pjesa e preferuar e banesës së Ibrahim…