Ekspozitë me fotografitë e Jeton Alijit / Fotografi që jeton në mesin tonë me artin e tij (Video)

    Të enjten [17.08.2023] në Qendrën për Kulturë në Gostivar u hap ekspozita e fotografit, tashmë të ndjerë, Jeton Aliji. Të pranishëm ishin personalitete nga bota e artit, politikës dhe dashamirë të artit fotografik.

    Jeta Useini, Koordinatore për art figurativ më Qendrën për kulturë në Gostivar për Nistorin thotë se janë organizuar edhe më herët ekspozita, por kjo e Jetonit është e veçantë si nga konteksti i organizimit, por edhe veçantia e fotografive të tij.

    “Ne si qendër kemi organizuar ekspozita personale, kolektive, por kjo e sontmja është me emocione. Bëhet fjalë për bashkëvendasin tonë, i cili tashmë është i ndjerë. Janë të ekspozuara fotografitë e tij, të cilat i ka shkrep. Veçantia e krejt asaj, mendoj se ishte pjesa kur fëmijët dhe bashkëshortja i dedikuan fjalë babait dhe bashkëshortit, njëkohësisht edhe veprave…Megjithatë, e veçanta është se neve na rrethojnë vepra të mrekullueshme nga i ndjeri, të cilat do të mundohemi të mos ngelin në harresë”, shprehet Useini.

    Dëshira e Jetonit për një ekspozitë me fotografi ka qenë e kahmotshme, me qëllim që mos të ngelin në hije. Fotografi Abdultaip Neziri dhe njëkohësisht koleksionisti i ekspozitës, thotë se ideja për një ekspozitë ka lindur në muajin mars të këtij viti, edhe atë familja e Jetonit ia ka dhuruar të gjithë materialin Nezirit dhe ai ka bërë një përzgjedhje prej 20-të fotografive.

    “Përzgjedhjen e kam bërë unë. Familja (e Jetonit) m’a ka dërguar hardiskun, ku i ka pasur të gjitha fotografitë dhe nga 60-të fotografi kam përzgjedhur 20-të, me qëllim që të mos jetë shumë e ngarkuar dhe e shpërqëndruar”, shprehet Neziri.

    Neziri, edhe pse nuk e ka takuar asnjëherë fizikisht Jetonin, por ai e vlerëson lart punën e tij në sferën e fotografisë.

    Fotografi nga Kosova, Bajrush Ahmeti thotë se rëndësia e ekspozitës është si tash, por edhe para se të ndërrojë jetë. Ahmeti thotë se është nder për të që ka ardhur në Gostivar për ekspozitën e Alijit.

    “Mendoj se fotografitë e Jetonit sado që t’i vlerësosh, përsëri janë të nënvlerësuara, pasi janë të një kalibri të lartë. Jetoni ka qenë një shok shumë i mirë, një person shumë social, i sjellshëm. Për punën e tij nuk kam fjalë, diçka perfekte”, shton Ahmeti ndër të tjera.

    Sipas grafistit dhe piktorit, Burhan Ahmeti edhe pse Jetoni nuk jeton në mesin tonë, veprat dhe fotografitë e tij jetojnë me ne.

    “Edhe pse nuk jeton më në mesin tonë, veprat e tij, fotografitë e tij jetojnë bashkë me ne. Dikush (i posedon) nëpër zyra, dikush nëpër shtëpi. Punët e tij gjinden në mesin tonë, për këtë e falenderojmë kurdoherë”, deklaron Ahmeti.

    Në fund të ekspozitës, mori fjalën bashkëshortja Sadije Aliji, duke falenderuar të pranishmit që ndajtën kohën e tyre të çmuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BRAKO: Spitalet modularë janë ndërtuar sipas standardeve

    Lajmi i rradhës

    Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

    Lajme tjera

    NJERIU ME PUSHTET

    Nga: Gabriel Garcia MarquezPërktheu: Bajram Karabolli Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë