Aktori Alec Baldwin vret një grua gjatë xhirimeve të filmit

    Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori amerikan, Alec Baldwin, ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në Nju Meksiko.

    Policia në shtetin amerikan ka konfirmuar se Baldwin ka shkrepur armën, që përdoret në industrinë e filmit, gjatë xhirimeve.

    Halyna Hutchins, gruaja që është vrarë, ka qenë duke punuar si drejtore e fotografisë.

    Personi i plagosur është regjisori Joel Souza.

    Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

    Policia ka thënë se Baldwin ka folur tashmë me detektivët.

    Lajmi Paraprak

    Biden: SHBA do ta mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

    Lajmi i rradhës

    Shtetasja e Serbisë mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa autorizim, arrestohet nga policia e Kosovës

    Lajme tjera

    Para se të vish

     Alda Merini Para se të vishSillmë tre trëndafil të kuqPara se të vishSillmë një Gishtëz të madhSepse duhet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë