Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi

    Policia malazeze ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë.

    Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit  vëzhgues në lidhje me ndalimin e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

    “Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e vitaminës D – Pse është faktor rreziku për sëmundjet e mushkërive

    Lajmi i rradhës

    Aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga Oscar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë